Botë

Protestë masive kundër planeve të Netanyahut në Izrael

Mijëra izraelitë janë mbledhur të shtunën mbrëma në Tel-Aviv për të protestuar kundër planeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për dobësimin e sistemit gjyqësor.

Protestat janë mbajtur për javën e 33 me radhë.

Në disa vende protestuesit janë përplasur me policinë që ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Në muajin e kaluar, qeveria izraelite miratoi një pjesë të ligjit që dobëson sistemin gjyqësor.

Kjo iniciativë e qeverisë ka nxitur valën më të madhe të protestave në Izrael.

Netanyahu synon të dobësojë Gjykatën Supreme dhe të bartë pushtetin te parlamenti.

Gjykata Supreme në vitet e fundit ka rrëzuar disa vendime të qeverisë.

Kundërshtuesit e planit kanë thënë se gjykatat luajnë rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e pushtetit dhe se ligji do ta dërgonte Izraelin drejt regjimit autokratik.