Botë

“Moment historik për botën”, shkatërrohet arsenali i fundit i armëve kimike

Mbikëqyrësi botëror i armëve kimike ka thënë se të gjitha rezervat e deklaruara ishin "shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme" pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuluan se më në fund kishin hequr qafe armët e tyre të fundit toksike.

Presidenti Joe Biden njoftoi se depoja e ushtrisë “Blue Grass”, një strukturë e ushtrisë amerikane në Kentucky, kishte eliminuar stoqet e saj të vjetra prej dekadash, duke përfunduar një përpjekje globale të filluar më 1997 për të pastruar botën nga armët kimike.

Municionet e shkatërruara në Kentucky janë të fundit nga 51,000 raketat M55 me agjent nervor GB, AKA, që janë ruajtur në depo që nga vitet 1940, raportoi Guardian. 

Lëvizja përfundon një fushatë dhjetëvjeçare për të pastruar një rezervë që deri në fund të Luftës së Ftohtë arriti në më shumë se 30,000 tonë.

“Fundi i shkatërrimit të të gjitha rezervave të deklaruara të armëve kimike është një moment historik i rëndësishëm”, ka thënë në një deklaratë Fernando Arias, kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË).

Vitet e fundit, mbikëqyrësi ka fajësuar Sirinë për kryerjen e sulmeve kimike gjatë luftës së saj civile dhe ka hetuar përdorimin e agjentëve nervorë të epokës sovjetike kundër një ish-spiuni rus në Britani dhe kundërshtarit të Kremlinit, Alexei Navalny, në Rusi.