Uji i pijshëm në gati gjysmën e gjitha rubineteve në SHBA, përmban kimikate që mund të shkaktojnë kancer dhe probleme tjera shëndetësore, thuhet në një studim të Qeverisë, raporton agjencia “AP”.
Komponimet sintetike të njohura kolektivisht si PFAS, po ndotin ujin e pijshëm në përmasa të ndryshme në qytetet e mëdha dhe të vogla në SHBA, e po ashtu edhe në puse private e në sisteme publike, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Studiuesit përshkruan studimin si përpjekjen e parë mbarëkombëtare të llojit të tillë.
Ky studim forcon gjetjet e mëparshme shkencore se kimikatet janë të përhapura,
Bazohet në gjetjet e mëparshme shkencore për kimikate të përhapura, duke u shfaqur në produkte të ndryshme si tiganë që ku nuk ngjitet ushqimi, në paketime të ushqimit dhe në veshje rezistenca ndaj ujit dhe duke shkuar deri te furnizimi me ujë.
Për shkak se USGS-ja është një agjenci që merret me kërkime shkencore, raporti nuk bën rekomandime për politikat që duhen të ndiqen.
Por, informacioni “Mund të përdoret për ta vlerësuar rrezikun e ekspozimit dhe për të informuar për vendime nëse doni ta trajtoni ujin tuaj të pijshëm, ta testoni apo të merrni më tepër informata nga shteti i juaj”, tha thënë autorja kryesore e hulumtimit Kelly Smalling, që është hidrologe.
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit në mars ka propozuar kufizimet e para federale të ujit të pijshëm në gjashtë forma të PFAS-ë. Vendimi final pritet të merret më vonë këtë vit apo në vitin 2024.