Botë

Hawaii në hall me turistët që ndjekin vullkanet

 

Zyrtarët e turizmit në Hawaii u kanë bërë thirrje turistëve që të kenë kujdes ndaj kulturës së shtetit nëse do të vijnë për të parë shpërthimin e vullkanit Kilauea, një prej vullkaneve aktive në botë.

Kilauea, vullkani i dytë më i madh në Havaii, ka shpërthyer të mërkurën pas tre muajsh pauzë. Lajmi për shpërthimin e vullkanit ka ngritur numrin e turistëve në parkun kombëtar të Hawaiit, shkruan AP.