Botë

Trumpit i ngrihet aktakuzë, këtë herë për rastin e dokumenteve të klasifikuara

Donald Trump

Ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump është ngritur aktakuzë për mënyrën si i ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Trumpi përballet me shtatë akuza, duke përfshirë edhe atë për mbajtjen e paautorizuar të dosjeve të klasifikuara, raporton BBC. Akuzat nuk janë ende publike.

Kjo është aktakuza e dytë ndaj Trumpit dhe e para federale ndaj një ish-presidenti.

Ai po bën fushatë për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Në një postim të tijin, Trump tha se ishte i pafajshëm dhe ishte thirrur të paraqitej në një gjykatë federale në Miami, Florida, të martën pasdite. 

“Asnjëherë nuk e kam menduar se ishte e mundur që një gjë e tillë t’i ndodhte një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ai.