Botë

Afganistan, të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami

 

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga shpërthimi janë vrarë të paktën 19 persona, përfshirë edhe një ish-komandant taliban, ndërkaq 38 të tjerë janë plagosur.

Moazuddin Ahmadi, kreu i informacionit dhe kulturës në provincën Badakshan, tha për Radion Evropa e Lirë se shpërthimi ndodhi në qytetin Faizabad gjatë ceremonisë së varrimit të zëvendësguvernatorit taliban, Nissar Ahmad Ahmadi, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi vetëvrarës me makinë-bombë tri ditë më parë.