Qyteti Piura në Peru është bërë epiqendër e epidemisë së etheve tropikale.
Shtëpitë dhe rrugët e këtij qyteti janë dezinfektuar me qëllim që të parandalohet përhapja e etheve tropikale që njihen si dengo.
Më shumë se 129 mijë njerëz janë infektuar ndërkaq 191 prej tyre kanë vdekur nga këto ethe tropikale që barten nga pickimi mushkonjave të andeve.
Këto shifra e bëjnë Perunë shtetin e dytë me më së shumti raste në Amerikën Latine, pas Brazilit.
Autoritetet në qytetin Piura kanë deklaruar se rreth 30 mijë nxënës dhe 4 mijë mësues janë infektuar me ethet tropikale.
Në një shkollë është konfirmuar vdekja e një nxënësi, ndërkaq 150 të tjerë janë infektuar me epideminë e dengos.
Spitalet lokale janë përtej kapacitetit të tyre, duke detyruar Qeverinë e Perusë që të hapë një spital fushor për të shtruar pacientët e infektuar me ethet tropikale.
© KOHA.