Botë

Bombardimi i Luhanskut, Rusia pretendon se Ukraina vrau 5 civilë

Foto: AP
 

Autoritetet e emëruara nga Rusia në rajonin e pushtuar të Luhanskut në Ukrainë, kanë thënë se forcat e armatosura ukrainase kanë bombarduar një fshat, duke lënë të vdekur pesë persona dhe plagosur 19 të tjerë.

Guvernatori rus në Luhansk, Leonid Paschenik, ka thënë se të gjithë të plagosurit janë hospitalizuar.