Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përshëndeti mbështetësit në Stamboll pasi siguroi edhe pesë vjet të tjerë si udhëheqës i një vendi në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë që luan një rol kyç në NATO.
Tani ai duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe të rindërtohet si pasojë e një tërmeti shkatërrues që mori jetën e më shumë se 50.000 njerëzve.
Erdogan siguroi më shumë se 52% të votave në balotazhin presidencial të së dielës, dy javë pasi ai nuk arriti të shënonte një fitore të plotë në rundin e parë.
Kundërshtari i tij, Kemal Kiliçdaroglu, ishte munduar të sulmonte prirjet gjithnjë e më autoritare të Erdoganit, duke premtuar se do t'u kthehej normave demokratike, do të adoptonte politika ekonomike më konvencionale dhe se do të përmirësonte lidhjet me Perëndimin.
Erdogan dhe media proqeveritare e portretizuan Kiliçdaroglu, i cili mori mbështetjen e partisë prokurde të vendit, si bashkëpunëtor me "terroristët" dhe si përkrahës të atyre që i përshkruan si sjellje "devijuese" të komunitetit LGBTQ.
Në fjalimin e tij të fitores, Erdogan përsëriti këto tema, duke thënë se njerëzit LGBTQ nuk mund të "infiltrojnë" partinë e tij në pushtet ose aleatët e saj nacionalistë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.