Botë

Shmanget paniku botëror pas ujdisë amerikane për borxhin

 

Presidenti Joe Biden e përshkroi marrëveshjen si "kompromis", ndërsa kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se "ishte e denjë për popullin amerikan". Marrëveshja, pas javësh negociata të hidhura, ende duhet të miratohet nga një kongres i ndarë. Thesari ka paralajmëruar se SHBA-ja do të mbetej pa para më 5 qershor pa një marrëveshje

(BBC) - Presidenti Joe Biden dhe kundërshtarët e tij republikanë kanë njoftuar se kanë rënë dakord në parim për të rritur tavanin e borxhit të SHBA-së dhe për të shmangur një falimentim.

Presidenti Joe Biden e përshkroi marrëveshjen si "kompromis", ndërsa kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se "ishte e denjë për popullin amerikan".