Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kilicdaroglu: Do të luftojmë për demokraci në Turqi

Kandidati për president në Turqi, Kemal Kilicdaroglu tha se do të vazhdojë të luftojë për “demokracinë e vërtetë” në Turqi, në një fjalim të cilin e ka mbajtur në selinë e tij në Ankara.

“Në këto zgjedhje u bë i qartë vullneti i popullit për të ndryshuar një qeveri autoritare, pavarësisht të gjitha presioneve”, tha Kilicdaroglu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kilicdaroglu nuk e pranoi plotësisht humbjen. Megjithatë, ai tha se ajo që “me të vërtetë më trishton janë ditët e vështira që vijnë për vendin tonë”.

Erdogani ka akuzuar Kilicdaroglun për bashkëpunim me grupet terroriste kurde dhe i është referuar vazhdimisht liderit të opozitës si një mysliman jo mjaftueshëm i mirë.

“Kjo ishte periudha më e padrejtë e zgjedhjeve në historinë tonë ... Ne nuk u përkulëm para klimës së frikës”, tha Kilicdaroglu.