Botë

Nënshkruhet marrëveshja, Rusia vendos armë bërthamore në Bjellorusi

Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë nënshkruan të enjten një dokument për vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

“Moska do të mbajë kontrollin mbi armët dhe të gjitha vendimet për përdorimin e tyre”, ka thënë ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu, sipas Reuters.

Rusia dhe Bjellorusia, të cilët janë aleatë të ngushtë kur bëhet fjalë për agresionin rus kundër Ukrainës, ranë dakord në fillim të këtij viti për të vendosur një pjesë të arsenalit taktik bërthamor të Moskës në Bjellorusi.

Media ruse raportoi se Shoigu ka thënë se Perëndimi po bënte një “luftë të pashpallur” kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.