Botë

56 % e sulmeve me bomba të Boko Haram janë kryer nga gratë

Në sulmet e kryera në 6 vitet e fundit nga organizata terroriste Boko Haram në Nigeri, 56 për qind e akteve të sulmeve me bomba janë kryer nga gratë

Sipas një raporti të publikuar nga Qendra për luftimin e terrorizmit me qendër në SHBA, në 247 sulmet e kryera nga muaji prill i vitit 2011 e deri në qershor të vitit 2017, kanë marrë pjesë 434 sulmuese, transmeton aa.