Pamje nga momenti kur një trotinet elektrik ka marrë flakë dhe ka shpërthyer duke djegur një shtëpi në Londër kanë bërë bujë, duke alarmuar pronarët e trotinetëve me rrymë.
Siç shkruan BBC, vetëm sivjet në Londër kanë ndodhur 48 raste të shpërthimit të biçikletave elektrike dhe 12 trotinetëve elektrikë.
Pronari i trotinetit që u dogj ka thënë se ndihet me fat që ka shpëtuar nga shpërthimi. Dell Williams ka treguar se e ka blerë trotinetin para dy javësh, për t’i ndihmuar të udhëtojë në Londër. “Isha i shokuar, jam ende. Jam shumë falënderues që askush s’u lëndua. I ika vdekjes”, ka thënë ai.
Pamjet tregojnë momentin kur trotineti merr flakë dhe shumë shpejt shpërthen.
Siç kanë thënë zjarrfikësit në Londër shpërthimi i produkteve të tilla ka nisur të shpeshtohet. Brigada e zjarrfikësve i ka paralajmëruar njerëzit që të blejnë trotinete vetëm që u përshtaten standardeve më të larta.
Po ashtu ka thënë se ata s’bën të mbushen brenda në shtëpi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.