Botë

OKB-ja shënon përvjetorin e shpërnguljes palestineze

Kombet e Bashkuara shënuan 75-vjetorin e dëbimit të palestinezëve nga Izraeli i sotëm me fjalime dhe një koncert në Asamblenë e Përgjithshme në New York.

Kjo është hera e parë që OKB-ja ka përkujtuar ngjarjen e njohur si Nakba.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, u kërkoi Kombeve të Bashkuara të pezullojë anëtarësimin e Izraelit nëse ai nuk zbaton rezolutat që kërkonin krijimin e dy shteteve të veçanta hebraike dhe arabe dhe nëse nuk lejon kthimin e refugjatëve palestinezë në vatrat e të parëve.