Botë

Serbia s’e tradhton Rusinë, refuzon kategorikisht anëtarësimin në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka thënë ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu, se pozicioni parimor i Serbisë është se edhe më tutje do të mbetet ushtarakisht neutrale, ka raportuar mbrëmë Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS.

Vulin, që gjendet në vizitë dyditëshe në Rusi, ka biseduar me kolegun rus për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të armatës afër Moskës.