Botë

Në Beograd një ish-nxënëse theri me thikë një nxënës dhe një mësues

Një ish-nxënëse ka therur me thikë një nxënës 15-vjeçar dhe një mësues që u përpoq ta pengonte atë. Rasti ka ndodhur të enjten në shkollën private “Rudjer Boshkoviq” në Beograd.

B92 ka raportuar se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas raportimeve sulmi është bërë me një thikë kuzhine. Nxënësit janë evakuuar shpejt nga shkolla dhe e dyshuara është arrestuar.

Ky sulm ka ndodhur vetëm një ditë pasi një 14-vjeçar vrau tetë nxënës dhe rojën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd.