Botë

“Së shpejti inteligjenca artificiale mund të jetë më e zgjuar se ne”

Njeriu i konsideruar gjerësisht si kumbara i inteligjencës artificiale ka lënë punën e tij, duke paralajmëruar për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë.

Geoffrey Hinton, 75 vjeç, njoftoi dorëheqjen e tij nga Google në një deklaratë për New York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij. Ai i tha BBC-së se disa nga rreziqet e chatbot-eve të inteligjencës artificiale janë "mjaft të frikshme". Hulumtimi pionier i dr. Hintonit mbi rrjetet nervore ka hapur rrugën për sistemet aktuale të inteligjencës artificiale, si ChatGPT.

Në inteligjencën artificiale, rrjetet nervore janë sisteme që janë të ngjashme me trurin e njeriut në mënyrën se si ata mësojnë dhe përpunojnë informacionin. Ato i mundësojnë inteligjencës artificiale të mësojë nga përvoja, siç do të bënte një person.

Psikologu kognitiv dhe shkencëtari kompjuterik britaniko-kanadez i tha BBC-së se chatbotet së shpejti mund të kapërcejnë nivelin e informacionit që mban truri i njeriut.

"Për momentin, ajo që po shohim është gjëra të tilla si GPT-4 eklipson një person me sasinë e njohurive të përgjithshme që ka”, tha ai.

Në artikullin e New York Times, dr. Hinton iu referua "aktorëve të këqij" që do të përpiqeshin të përdorin inteligjencën artificiale për "gjëra të këqija".

"Mund të imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si presidenti rus Putin vendos t'u japë robotëve aftësinë për të krijuar nënqëllimet e tyre”, ka paralajmëruar ai.

Shkencëtari paralajmëroi se kjo përfundimisht mund të "krijojë nënqëllime si 'më duhet të marr më shumë fuqi'". Ai ka arritur në përfundimin se lloji i inteligjencës që po zhvillojmë është shumë i ndryshëm nga inteligjenca njerëzore.