Botë

Vritet nga talebanët lideri i IS-it që planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit

Foto: EPA
 

Lideri i grupit të Shtetit Islamik (IS) që kishte planifikuar sulmin vrasës në aeroportin e Kabulit në vitin 2021, është vrarë nga talebanët, është njoftuar nga zyrtarët amerikanë.

Sulmi me bomba në gusht të vitit 2021, shkaktoi vdekjen e 170 civilëve dhe 13 ushtarëve amerikanë, ndërsa personat po tentonin të iknin nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin, raporton BBC.