OKB: 66 mijë persona janë zhvendosur nga luftimet në Siri Foto: Reuters

OKB: 66 mijë persona janë zhvendosur nga luftimet në Siri

05 March 2017 15:03

Rreth 66,000 persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në pesë muajt e fundit, si pasojë e luftimeve në dhe përreth qytetit sirian al-Bab, ka thënë sot agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia OCHA, ka thënë se fushata e opozitës siriane, që mbështetet nga Turqia, për të marrë nën kontroll al-Bab nga militantët e Shtetit Islamik, ka bërë që 40,000 banorë të largohen nga qyteti, shkruan rel.

Më 23 shkurt, trupat opozitare siriane që mbështeten nga Turqia, arritën të marrin nën kontroll këtë qytet.

Edhe 26,000 banorë të tjerë janë larguar për shkak të luftimeve në Manbij, i cili është nën kontroll të forcave të udhëhequra nga kurd dhe al-Khafseh, që kontrollohet nga IS-i.

OKB ka paralajmëruar se kërcënimi nga militantët e IS-it vazhdon të jetë i lartë, pavarësisht se ata janë tërhequr nga juglindja e vendit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme