Botë

Shteti që planifikon ta ketë ushtrinë më të fortë në Evropë në dy vjet

 

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka thënë se vendi i tij planifikon të ketë ushtrinë më të fortë në Evropë në dy vjet dhe shpjegoi se si do ta arrijë këtë, shkruan Mirror.

Nxitur nga kërcënimi i agresionit rus, qeveria polake filloi një investim të madh të mbrojtjes prej shumë miliardë eurosh, që rezultoi në porosi masive për tanke, artileri dhe avionë luftarakë.