Botë

I fshihet kujtesa çdo dy orë, adoleshentja zgjohet duke menduar se çdo ditë është 11 qershor

Një adoleshente nga Illinois zgjohet çdo mëngjes duke besuar se është 11 qershor pasi ka pësuar dëmtim traumatik në kokë që e bën kujtesën e saj të “rifillojë” çdo dy orë.

16-vjeçarja Riley Horner kishte dalë jashtë me shoqet për të vallëzuar më 11 qershor kur aksidentalisht u godit në kokë nga dikush tjetër.

Fillimisht mjekët e lëshuan nga spitali me vetëm disa gërvishtje, shkroi DailyMail.

Por, familja e dinte se diçka nuk ishte në rregull kur vazhdimisht iu deshtë të kthehej në spital. Tani ajo vuan të mbajë mend çfarë dite është.

Pavarësisht kontrolleve, mjekët nuk e dinë çfarë e nxitë kujtesën e saj të humbasë dhe nuk e dinë a do të shërohet.

Riley ka gjetur një mënyrë tjetër që të mbajë mend. Ajo mban një fletore dhe një laps përgjatë ditës për t’i shkruar vetes për gjërat. Ajo përdor edhe telefonin për fotografi që të ruajë gjithçka.