Botë

Kroacia parandalon "Luftën tregtare Ballkanike"

Kroacia ka thënë se e ka tërhequr vendimin për të rritur tarifat e importit për pemë dhe perime, në mesin e kërcënimeve për hakmarrje nga disa vende fqinje të Ballkanit.

Gjatë muajit të kaluar, ky vend ka vendosur të bëjë disa ndryshime dramatike në çmime, duke i arsyetuar këto veprime me faktin se janë të nevojshme për t’u përputhur me standardet e vendeve tjera të Bashkimit Evropian.