Botë

Papa Françesku të shtunën lirohet nga spitali

Papa Françesku

Papa Françesku pritet të lirohet nga spitali të shtunën pas përkeqësimit të shëndetit në dy ditët e fundit. Vatikani ka njoftuar se Papa do të kthehet në rezidencën e tij në Santa Marta pas qëndrimit në një spital të Romës, shkruan AP. 

Selia e Shenjtë ka bërë të ditur se angazhimi i tij i plotë do të varet nga rezultatet mjekësore të së premtes. Papa është dërguar në spital të mërkurën pas vështirësive në frymëmarrje. Ai më vonë është diagnostikuar me bronkit, ani pse Vatikani ka thënë se po reagonin mirë antibiotikët.

Sipas komunikatës, Papa 86-vjeçar ka ngrënë pica me stafin mjekësor të enjten mbrëma, ndërkaq të premten ka lexuar gazetat dhe ka vazhduar punën e tij nga spitali. Ai është shtruar në spital në periudhën më të ngarkuar të vitit për shkak të ceremonive dhe shërbimeve për javën e Pashkëve.

Papa ka thënë se mezi pret të lirohet nga spitali dhe të jetë i gatshëm për meshën e së dielës.