Botë

Amsterdami u thotë të rinjve britanikë që të qëndrojnë larg nëse po kërkojnë fundjavë “të çmendur”

Qyteti i Amsterdamit po synon një fushatë gjeografike për t'u thënë të rinjve britanikë që duan një fundjavë "të çmendur" të qëndrojnë larg.

Hulumtimet kanë sugjeruar se këta britanikë të moshës 18-35 vjeç, dhe burra holandezë të një moshe të ngjashme, priren të shkaktojnë shqetësime më të mëdha në lagjen e dritave të kuqe, me festa në pijetore dhe pije e drogë gjatë gjithë natës duke e bërë jetën të padurueshme për banorët, raportoi Guardian.

Fushata në internet, e cila fillon këtë javë, do të fillojë kur njerëzit në Britani të futin terma në motorët e kërkimit si “stag party Amsterdam”, “hotel i lirë në Amsterdam” dhe “pub craël Amsterdam”. Ata do të shohin video-reklama paralajmëruese që përshkruajnë rreziqet dhe pasojat e marrjes së tepërt të alkoolit dhe drogës: gjoba, dosje penale, shtrimin në spital dhe dëmtime të përhershme shëndetësore.

"Vizitorët janë ende të mirëpritur, por jo nëse sillen keq dhe shkaktojnë bezdi. Si qytet, ne po themi: më mirë të mos e kemi këtë, ndaj qëndroni larg”, tha Sofyan Mbarki, nënkryetar i bashkisë .

Fushata do të fillojë në Britani dhe më pas do të zgjerohet në Holandë e më tej.

Marco Lemmers, drejtor i Hoteleve “Conscious”, ka thënë se do të preferonte që të bëhej një fushatë pozitive në stilin e Zvicrës.

“Duhet t’u tregoni njerëzve se do të futen në telashe me sjellje të caktuara, me pak humor, por nuk duhet të veproni sikur të gjithë që vinë këtu për të festuar janë kriminelë. A e ka menduar Amsterdami dëmin potencial kolateral për Holandën si destinacion”.