Botë

Zëvendëspresidentja amerikane takon presidentin e Ganës

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, u takua me presidentin ganez, Nana Akufo-Addo të hënën, në shenjë mbështetjeje për liderin e Afrikës Perëndimore, i cili po përballet me pakënaqësi në rritje për inflacionin dhe shqetësime të reja për sigurinë rajonale.

Të dy zhvilluan bisedime zyrtare brenda pallatit presidencial në kryeqytetin Akra.

"Si president i Ganës, ju keni qenë shumë të guximshëm dhe u keni qëndruar parimeve demokratike dhe ne kemi ndarë angazhimet tona për këto ide", shtoi ajo.

Akufo-Addo mbikëqyri një nga ekonomitë me rritje të shpejtë në botë përpara pandemisë COVID-19.

Megjithatë, kostoja e ushqimit dhe e gjërave të tjera të nevojshme është rritur në qiell dhe vendi po përballet me një krizë borxhi ndërsa lufton për të bërë pagesat.