70 ukrainas po mësojnë si ta përdorin artilerinë AS-90 si pjesë e trajnimeve nëntëjavore në bazën ushtarake në jugperëndim të Anglisë.
Nën mbikëqyrjen e instruktorëve britanikë, ukrainasit kanë përdorur armatimin 155-milimetërsh në këtë bazë ushtarake.
Në mesin e ushtarëve ukrainas ka të tillë që kurrë nuk kanë rrokur armë në dorë.
Në qershorin e vitit 2022, forcat britanike kanë nisur stërvitjen e ushtarëve ukrainas me qëllim që çdo 120 ditë të stërviten 10 mijë ukrainas.
Ndërkaq, Ministria britanike e Mbrojtjes ka konfirmuar se Ukrainës do t’i dërgojë plumba kundër automjeteve të blinduara.
Këta plumba përmbajnë uranium të varfëruar.
Rusia ka kërcënuar se do t’i ashpërsojë sulmet në Ukrainë pasi Qeveria britanike ka njoftuar se do ta furnizojë Ukrainën me armatimin që Moska rrejshëm pohon se ka përmbajtje bërthamore.