Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

23 të vdekur nga tornadoja në Mississippi

Të paktën 23 persona kanë vdekur si pasojë e një tornadoje që ka goditur shtetin amerikan Mississippit premten mbrëma, raportoi të dielën BBC-ja.

Dhjetëra njerëz të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Tornadoja ka shkaktuar dëme në disa qytete rurale, ku u raportuan mijëra ndërprerje të energjisë elektrike.

Banorët e Rolling Fork, një qytet i vogël në Mississippi perëndimor, kanë thënë se tornado shkaktoi dëme të rënda.

"Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Ky ishte një qytet i vogël shumë i mrekullueshëm, dhe tani është zhdukur”, ka thënë për CNN-in banori vendas, Brandy Showah.

Edhe Stuhi dhe tornado shkatërrimtare në SHBA, të paktën 16 të vdekur Botë Stuhi dhe tornado shkatërrimtare në SHBA, të paktën 16 të vdekur

Cornel Knight tha për Associated Press se ai, gruaja e tij dhe vajza e tyre trevjeçare ishin në shtëpinë e një të afërmi në Rolling Fork dhe se ishte "qetësi e frikshme" pak para se të godiste tornado. Ai tha se tornado goditi shtëpinë e një të afërmi tjetër, ku një mur u shemb dhe bllokoi disa njerëz brenda.

Guvernatori i Mississippi, Tate Reeves, ka deklaruar në Twitter se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po ofrojnë mbështetje mjekësore për të prekurit.