Botë

Trump mund ta nënshkruajë urdhrin e ri të ndalesës më 6 mars

Agjencitë e lajmeve në SHBA janë duke raportuar se presidenti Donald Trump po planifikon që më 6 mars të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv, të përditësuar, që ndalon udhëtimin shtetasve të disa vendeve me shumicë myslimane.

Politico dhe CNN kanë cituar një zyrtar të administratës, që ka thënë se nënshkrimi i urdhrit është planifikuar të mbahet në Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Zyrtari ka shtuar se megjithatë, koha e nënshkrimit të urdhrit nga ana e presidentit, mund të ndryshojë, shkruan rel.