Botë

Arrestimi i mundshëm i Putinit – “shpallje e luftës”

Zëvendësshefi i Këshillit rus të Sigurisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se çdo përpjekje për të arrestuar presidentin Vladimir Putin në bazë të urdhërarrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të ishte “shpallje lufte”.

Medvedev ka folur për arrestimin hipotetik të Putinit nëse do të udhëtonte në Gjermani.

Ai ka thënë se krejt armatimi i mundshëm rus do të fluturonte drejt Bundestagut, zyrës së kancelarit e kështu me radhë.

I pyetur nëse gjasat për konflikt bërthamor janë zbehur, Medvedev ka thënë se vetëm sa janë ngritur.

Ai ka përsëritur se furnizimi me armatim i Ukrainës nga shtetet perëndimore është duke e afruar apokalipsin bërthamor.