Gjykata e Rumanisë ua ka vazhduar paraburgimin vëllezërve Andrew dhe Tristan Tate, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Ky do jetë muaji i katërt i paraburgimit për influencerin Tate dhe vëllanë e tij, qëkur u arrestuan për përdhunim, trafikim me njerëz dhe formim të një grup kriminal.
Të dy i kanë mohuar veprat.
Ekipi i avokatëve tha se mbetën pa fjalë me vendimin e autoriteteve rumune.
Atyre iu është kërkuar t’i vendoset masa e arrestit shtëpiak, por kjo s’është aprovuar nga gjykata, duke vendosur t’u shqiptohet masa e paraburgimit për të katërtën herë.
Pos dëshmive të grave, autoritetet e Rumanisë kanë zgjeruar hetime mbi rastet e supozuara.