Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar pozicionet ushtarake në rajonin e Donetskut dhe ka nderuar me medalje mbrojtësit e Bakhmutit, qytet i shkatërruar që është bërë simbol i rezistencës ukrainase në muajt e fundit.
Duke folur para ushtarëve, Zelensky i ka falënderuar ata për mbrojtjen e shtetit, sovranitetit dhe lindjen e Ukrainës.
Ata kanë mbajtur edhe një minutë heshtje për të rënët ukrainas.
Lufta ka vazhduar në rajonin e Donetskut dhe është raportuar se forcat ruse kanë rrethuar disa qytete.
Autoritetet ukrainase kanë raportuar për të vdekur në qytetet e rrethuara në baza ditore.
Popullsia e Bakhmutit para luftës ishte 70 mijë banorë, por tani kanë mbetur vetëm qindra prej tyre teksa qyteti është kthyer në rrënoja.