Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, publikoi pamjet kur Rusia goditi një ndërtesë banimi në Zaporizhzhia.
Ai tha se zonat e banuara me civilë dhe fëmijë po goditen me armë zjarri, e kjo sipas tij nuk duhet të konsiderohet “vetëm një ditë tjetër”.
Zelensky tha se bota ka nevojë për unitet dhe vendosmëri më të madhe.
Zaporizhzhia. Right now, residential areas where ordinary people and children live are being fired at.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2023
This must not become "just another day" in ?? or anywhere else in the world. The world needs greater unity and determination to defeat Russian terror faster and protect lives. pic.twitter.com/YnocW2yVaU
“Tani për tani, zonat e banuara ku jetojnë njerëz të zakonshëm dhe fëmijë po qëllohen me armë zjarri. Kjo nuk duhet të bëhet ‘vetëm një ditë tjetër’ në Ukrainë apo kudo tjetër në botë. Bota ka nevojë për unitet dhe vendosmëri më të madhe për të mposhtur terrorin rus më shpejt dhe për të mbrojtur jetët”, shkroi Zelensky në Twitter.