Botë

Vazhdon faza e portokalltë në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 32 deri 40 gradë Celsius.

Deri të premten do të ketë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura mbimesatare të ajrit. Të shtunën gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryejë erë e përforcuar jugperëndimore, por temperatura e ditës ende do të jetë e lartë. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës drejt së dielës do të ketë të reshura të shiut dhe bubullima, ndërsa të reshurat më të mëdha pritet të jenë në pjesët verilindore.