Punonjësit në shumë sektorë, nga transporti tek energjia, kanë mbajtur greva me ndërprerje që nga janari. Por janë mbeturinat në kryeqytetin francez që i kanë bërë të dukshëm mbledhësit e mbeturinave, të konsideruar prej kohësh si të mirëqenë, dhe zemërimin e tyre të dukshëm. Ata po kundërshtojnë vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit me dy vjet, nga 62 në 64 për shumicën dhe nga 57 në 59 për grumbulluesit e plehrave
Plehra. Grumbuj, tuma dhe pirgje të tyre po rriten çdo ditë - dhe në disa vende janë më të larta se vetë njeriu.
Një grevë e grumbulluesve të plehrave në Paris, e cila hyri ditën e saj të 16-të të martën, po dëmton estetikën e njohur të kryeqytetit francez, një dëmtim i vërtetë për Qytetin e Dritës.
“Unë preferoj më shumë Chanelin sesa erën e keqe”, tha me shaka Vincent Salazar, një konsulent artistik 62-vjeçar. Një grumbull plehrash qëndron në cep të ndërtesës së tij me pamje nga kopshtet e Luksemburgut.
"Kam parë minjtë", tha ai.
Por, si shumë parisienë mospërfillës dhe të ngurtësuar nga greva, Salazarinin nuk e shqetëson ky fakt.
“Unë jam me fat që jetoj këtu, por jam 200% prapa këtyre djemve”, tha Salazari. "Ata po e nuhasin atë gjatë gjithë ditës", tha ai, megjithëse "atë" nuk ishte pikërisht fjala që ai përdori. "Ata duhet të marrin pension të parakohshëm".
Ai është në mesin e shumicës së francezëve që, tregojnë sondazhet, kundërshtojnë vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit me dy vjet, nga 62 në 64 për shumicën dhe nga 57 në 59 për grumbulluesit e plehrave.
Politika e ndarë mbi vendimin e Macronit
Macroni nuk e bëri hesap legjislacionin javën e kaluar – pa votim, falë një neni të veçantë kushtetues. Të hënën qeveria fitoi dy mocione mosbesimi të paraqitura nga ligjvënësit e zemëruar. Projektligji tani konsiderohet i miratuar.
As sindikatat që organizojnë protesta dhe as disa qytetarë nuk janë të përgatitur të tërhiqen.
Posterët që tregojnë një imazh të ndryshuar në mënyrë digjitale të Macronit mbi një grumbull plehrash - ose duke mbledhur vetë mbeturina - kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Kryetarja socialiste e Parisit, e cila mbështet grevistët, është në hall. Komuna refuzoi urdhrat për të nxjerrë kamionët, duke thënë se nuk është puna e tyre. Policia komunale më pas urdhëroi zhbllokimin e garazheve. Duke përdorur kompani private, mbeturinat janë mbledhur në rrethe "të prekura shumë", njoftoi komuna. Ka probleme me hedhjen e plehrave në impiantet e bllokuara. Megjithatë, komuna tha se që nga e hëna 9.300 tonë mbeturina mbetën në rrugë, nga 10 mijë të ditëve më parë.
Punonjësit në shumë sektorë, nga transporti tek energjia, kanë mbajtur greva me ndërprerje që nga janari. Por janë mbeturinat në kryeqytetin francez që i kanë bërë të dukshëm mbledhësit e mbeturinave, të konsideruar prej kohësh si të mirëqenë, dhe zemërimin e tyre të dukshëm.

“Plehrat janë një mënyrë e mirë për të protestuar”
Kultura e gjallë e qytetit po ndien efektet. Disa nga rrugët e ngushta fantastike të Parisit - sfiduese për t'u kaluar në ditët e rregullta - janë edhe më të ngufatura se zakonisht, duke i detyruar njerëzit në këmbë të kalojnë nëpër grumbull plehrash të vetëm. Kundërmimi i plehrave të prishura e të kalbura përhapet gjithnjë e më shumë në ajër ndërsa pranvera vjen dhe moti bëhet më i butë. Disa kafene në trotuare të vendosura pranë grumbujve të mbeturinave janë boshe.
Një kamerier për 26 vjetët e fundit në Le Bistro du Dome, ngjitur me restorantin e famshëm, Le Dome, tha se rreth 50% e restoranteve ishin zhdukur në 10 ditët e fundit. Restorante të tjera po vuajnë të njëjtin fat, tha Guillaume, i cili do ta identifikonte veten vetëm me emrin e tij.
"Nuk më shqetëson, sepse është për një kauzë të mirë", tha Franck Jacquot, 51 vjeç, duke qëndruar jashtë një lokali të vogël që ai drejton. Aty pranë u shfaqën grumbuj mbeturinash. "Nëse jemi të detyruar të kalojmë në këtë rrugë - mirë, ne jemi këtu", tha ai.
Dy protesta spontane javën e kaluar në Place de la Concorde, përballë Asamblesë Kombëtare, degjeneruan kur policia filloi evakuimin e mijëra njerëzve me gaz lotsjellës dhe topa uji. Disa nga ata që u detyruan të iknin filluan t'u vinin zjarrin grumbujve të mbeturinave përgjatë rrugës së tyre përmes Parisit.
Të hënën, qindra të rinj demonstruan pranë Monumentit të Invalidëve me kube ari, vendi i varrit të Napoleonit, ndërsa forcat e sigurisë vëzhgonin. Ka më shumë ndodhi: Sindikatat po planifikojnë marshime dhe greva mbarëkombëtare për të enjten për t'i bërë presion qeverisë që të tërheqë masën e daljes në pension.
Qeset dhe koshat e plehrave kanë shërbyer si lëndë djegëse për ngatërrestarët, të cilët kreshpëruan Parisin të hënën mbrëma duke ndezur zjarre, siç kanë bërë pas protestave të fundit. Të paktën 100 persona u arrestuan.
“Plehrat janë një mënyrë e mirë për të protestuar. Ka një ndikim të madh", tha Tony Gibierge, 36 vjeç, i cili do të hap një restorant pas disa muajsh në një rrugë në jug të Parisit - një rrugë aktualisht e mbushur me mbeturina.
Ai ishte ndër ata që kanë demonstruar paqësisht nëpër Paris dhe qytete të tjera, me këngë dhe valle javët e fundit. “Tani duhet të shuajmë zjarrin, të ndalojmë së kërcyeri”, tha ai. Mesazhi: Asgjë nuk ka mbaruar dhe shumë nga mbeturinat nuk po shkojnë ende askund.
Përktheu: Forca Jashari