Ministrja gjermane e Arsimit dhe Kërkimit, Bettina Stark-Watzinger, mbërriti të martën në Tajvan për një vizitë dyditore për të kërkuar bashkëpunim shkencor dhe për t’i forcuar lidhjet dypalëshe.
Stark-Watzinger është zyrtari gjerman i nivelit më të lartë që viziton Tajvanin që nga vizita e ish-ministrit të Ekonomisë, Gunter Rexrodt, në vitin 1997.
Në një ceremoni nënshkrimi në Taipei, Stark-Watzinger u takua me Wu Tsung-tsongun, ministër i Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë të Tajvanit dhe arriti marrëveshje për ta zgjeruar bashkëpunimin shkencor.
Stark-Watzinger tha se është e rëndësishme që Ministria e saj të promovojë bashkëpunimin me partnerë me të njëjtin mendim dhe të përmirësojë bashkëpunimin bazuar në vlerat demokratike, transparencën dhe lirinë.
Wu Tsung-tsongu tha se Tajvani do të ushtrojë të drejtat e tij për të kryer lirisht shkëmbime me vendet e tjera demokratike.