Botë

Thatësira la të vdekur mbi 43 mijë persona vitin e kaluar në Somali

Foto: AP
 

Një raport i publikuar nga Qeveria somaleze thotë se një numër më i madh i fëmijëve kanë vdekur vitin e kaluar në këtë shtete si pasojë e thatësirës, në krahasim me vitet e mëparshme.

Sipas të dhënave qeveritare, më shumë se 43 mijë vdekje janë shënuar vetëm në vitin 2022 në Somali, si pasojë e thatësirës së madhe, ndonëse ajo ishte e njëjtë me ato të vitit 2017 dhe 2018.