Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi të hënën, derisa pasojat e reformës së pensioneve vazhdojnë.
Kryeministrja Elisabeth Borne përdori nenin 49:03 të Kushtetutës për ta shtyrë projektligjin pa votim javën e kaluar.
Që atëherë, mijëra persona kanë dalë në rrugët e Francës për protestë.
Mocionet e mosbesimit janë ngritur nga deputetët e qendrës dhe ekstremit të djathtë, në parlament për t'i debatuar ato nga ora 16:00.
Nëse mocionet e mosbesimit do të kenë sukses, presidenti Emmanuel Macron nuk rrezikon të shkarkohet por Qeveria rrezikon të bjerë.
Macron ose mund të emërojë një qeveri të re ose të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të thërrasë zgjedhje të reja.
Do të anulohej edhe projektligji i reformës së pensioneve, shkruan BBC.
Nëse mocionet e mosbesimit rezultojnë të pasuksesshme, projektligji për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 do të bëhet ligj.
Macroni ka argumentuar se popullsia e moshuar e Francës e bën skemën aktuale të pensioneve të papërballueshme.
Por ky nuk është një mendim që ndajnë të gjithë në parlament.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.