Botë

Britania e Madhe fton presidentin kinez t’i kërkojë Putinit ndërprerjen e luftës

Qeveria e Britanisë së Madhe i ka bërë thirrje presidentit të Kinës, Xi Jinping, që t’i kërkojë homologut rus, Vladimir Putin, të ndalojë bombardimin e qyteteve, spitaleve dhe të shkollave të Ukrainës.

Siç raportoi TheGuardian të hënën, Qeveria britanike tha se Xi duhet të përdorë vizitën e tij në Moskë për t’i kërkuar Rusisë në ndërprerjen e bombardimeve mbi infrastrukturën civile.

“Kina ka folur më parë për rëndësinë e respektimit të sovranitetit dhe të integritetit territorial në Ukrainë. Ne do të dëshironim të shihnim presidentin Xi të mbrojë këtë pikë kur ai të flasë me Putinin. Kjo luftë dhe sulmi ndaj sovranitetit të Ukrainës mund të përfundojë sot, nëse Rusia do t’i tërhiqte trupat e saj nga Ukraina”, deklaroi një zëdhënës i kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Xi do të jetë lideri i parë kombëtar që do t’i shtrëngojë dorën Putinit, qëkur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhërarresti lidhur me depërtimin e fëmijëve ukrainas në Rusi.

Moska e kundërshton akuzën, ndërsa Pekini ka thënë se ajo pasqyron standarde të dyfishta.