Ushtria e Ukrainës po vazhdon t'i vret ushtarët rusë që po fshihen në llogore të luftës brenda territorit ukrainas.
Në pamjet e publikuara nga blogu “Operativno_ZSU”, u panë disa forca ruse që po hapnin gropa, e në atë moment iu hodhën bomba nga lartësia.
Në filmime të tjera u panë rusët që po qëndronin ulur në llogore.
Ukraina s'e ka bërë të ditur lokacionin e sulmit, por që aktualisht është thënë se luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin Bakhmut.