Botë

Ashpërsohen protestat në Francë kundër planit të Macronit

Protestat kundër reformës pensionale kanë vazhduar edhe të shtunën në Francë. Situata është përkeqësuar me planin e presidentit Emmanuel Macron që të shmangë Asamblenë Kombëtare për ta miratuar ligjin që ngrit moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjet. Shkaku i këtij ligji, sindikatat kanë vazhduar grevat dhe kryeqyteti francez është mbytur në bërllok.

Të premten pati përleshje mes protestuesve dhe policisë. Disa policë mbetën të lënduar nga këto përleshje në rrugët e Parisit. Policia ka shpërndarë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji. Qindra protestues janë arrestuar shkaku i ndezjes së zjarreve.

Protestuesit po u bëjnë presion ligjvënësve që të rrëzojnë ligjin e Macronit. Protesta të reja janë paralajmëruar edhe të dielën. Macroni ka urdhëruar qeverinë që të përdorën fuqinë kushtetuese që të miratojë ligjin pa votim në Asamblenë Kombëtare.

Për shkak se ka humbur shumicën, Macroni i është frikësuar votimit të republikanëve, të cilët gjatë javës janë përçarë në lidhje me reformën pensionale.