Botë

Kuleba për rrëzimin e dronit të SHBA-së: Incidente të tilla mbi Detin e Zi, të pashmangshme derisa Rusia të largohet

Foto: AP
 

Pas rrëzimit të dronit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak se një avion rus ka prekur helikën e tij mbi Detin e Zi, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se nuk priste ndonjë përshkallëzim diplomatik, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Sipas tij, incidente të tilla si rrëzimi i dronit amerikan MQ-9 Reaper, mbi Detin e Zi janë të pashmangshme derisa Rusia të largohet nga Krimea.