Botë

Tërmet i fuqishëm në Kinë, dyshohet për mbi 100 viktima

Autoritetet kineze thonë se më shumë se 100 persona mund të kenë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi të martën provincën e Sichuan-it në jugperëndim të Kinës.

Deri tani, konfirmohet vdekja e 13 personave, që të gjithë turistë. Më se 80 persona janë plagosur gjatë lëkundjes së tokës me magnitudë 6.5 të shkallës Richter.

Të dhënat paraprake tregojnë se dëme kanë pësuar më se 130 mijë banesa.

Presidenti kinez ka urdhëruar ekipet e shpëtimit të bëjnë ç’është e mundur për nxjerrjen e të plagosurve nga rrënojat. Më se 70 mijë persona kanë humbur jetën në këtë provincë si pasojë e një tërmeti që ra në vitin 2008.