Brigada e 77-të e Ukrainës po i gjuan nga lart ushtarët rusë, që po fshihen në pemët e zhveshura nga dimri.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dielën pamje të sulmeve me predha ndaj rusëve që gjendeshin në fushë të luftës.
Në pamjet shihen ushtarë rusë që zvarriteshin në tokën “e fshehur” nga shkurret, ndërsa predhat dhe bombat e dorës po iu binin mbi kokë.
Autoritetet s’e bënë të ditur lokacionin e sulmeve, por që javëve të fundit janë regjistruar luftime të ashpra në Bakhmut, ku pjesën dërrmuese të vendit e ka pushtuar ushtria e Vladimir Putinit.
Ukraina në anën tjetër, ka paralajmëruar ofensivë të shtuar në stinën e pranverës.