Botë

42 automjete përfshihen në një aksident në Hungari

Rreth orës 14:30 të së shtunës ka ndodhur një përplasje zinxhir në autostradën në Hungari në drejtim të Budapestit.

Në aksident janë përfshirë pesë kamionë dhe 37 vetura. Rreth 19 automjete u dogjën dhe 26 persona u lënduan, 13 prej tyre në gjendje të rëndë.

Zjarrfikëset, policia dhe katër helikopterë nga disa qytete të Hungarisë kanë qenë në vendngjarje, së bashku me shërbimet emergjente. Zjarret janë neutralizuar.

“Sipas protokollit për aksidente masive, kemi alarmuar disa helikopterë të shpëtimit dhe disa autoambulanca, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje. Duke pasur parasysh numrin e madh të të lënduarve, viktimat janë transportuar në disa spitale pranë, dhe me ndihmën e helikopterëve të shpëtimit kemi trajtuar të lënduarit rëndë dhe nëse është e nevojshme transportuam edhe në spitale më të largëta”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Kombëtar të Ambulancës, Pal Gyorfi.

Sipas informacioneve paraprake, një nga shkaqet e aksidentit rrugor është dukshmëria e dobët për shkak të sasisë së madhe të pluhurit nga era e fortë.

{gallery}