Nxënësit kinezë në shkolla po i drejtohen robotit të AI, ChatGPT, për të ulur kohën e detyrave të shtëpisë, duke përdorur gjithashtu përfitimet e inteligjencës artificiale për të shkruar ese dhe për të mësuar gjuhë të huaja.
AI ChatGPT, me aftësinë e saj për të prodhuar ese, poema dhe kod programimi të klasës A në kohë rekord, ka ndezur një nxitim global në teknologjinë AI.
Por gjithashtu ngriti shqetësime mes mësuesve për mundësinë e mashtrimit dhe plagjiaturës.
Në Kinë, ku shërbimi nuk është i disponueshëm pa një rrjet privat virtual (VPN), shumë studentë thanë se e përdornin atë për të shkruar ese, për të zgjidhur problemet shkencore dhe matematikore dhe për të gjeneruar kode kompjuterike.
11-vjeçarja Esther Chen ka thënë se ChatGPT ka përgjysmuarkohën që kalon duke studiuar në shtëpi, ndërsa motra e saj Nicole e përdor atë për të studiuar anglisht.
Esther, e cila ndjek shkollën në qytetin jugor kinez të Shenzhenit, ka thënë se ajo kalonte katër deri në pesë orë çdo ditë në detyrat e shtëpisë.
“Mamaja ime rrinte zgjuar deri vonë derisa të mbaroja të gjitha detyrat e shtëpisë dhe ne ziheshim gjatë gjithë kohës. Tani ChatGPT më ndihmon të bëj kërkime shpejt”, ka thënë ajo, sipas France24.
Esther, me një orar javor të mbushur me praktikë në piano, not, shah dhe gjimnastikë ritmike, ka thënë se nuk kishte kohë ta përfundonte leximin e një libri.
Në vend të kësaj, ajo i kërkoi ChatGPT t'i jepte asaj një përmbledhje dhe paragrafë rreth personazheve dhe temave kryesore, duke shkruar një raport mbi të. Tani thotë se ka shumë më tepër kohë për veten dhe aktivitetet e saj të kohës së lirë.