Botë

Koreja e Veriut e gatshme të veprojë kundër SHBA-së

Motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut ka paralajmëruar se vendi i saj është i gatshëm të ndërmarrë “një aksion të shpejtë dhe të madh” kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut, një ditë pasi SHBA-ja fluturoi një bombardues me kapacitet bërthamor si demonstrim i fuqisë kundër Veriut.

Trajnimet SHBA-Kore e Jugut në hënën që përfshinë bombarduesin B-52 ishte i fundit në serinë e trajnimeve mes aleatëve muajt e fundit, raportoi AP.

Kim Yo Jong nuk përshkroi ndonjë veprim të planifikuar, por Koreja e Veriut shpesh ka lëshuar si testim raketa në përgjigje të trajnimeve SHBA-Kore e Jugut.

“Ne vëzhgojmë lëvizjet e pareshtura ushtarake nga forcat e SHBA-së dhe Koresë së Jugut dhe jemi gjithnjë në gatishmëri të ndërmarrim aksion të duhur, të shpejt dhe të madh në çdo kohë sipas gjykimit tonë”, ka thënë Kim Yo Jong.

Disa orë pas deklaratës së saj, ushtria veri-koreane ka thënë se ka vënë në vijën e frontit njësi artilerie në gatishmëri dhe se ka shtuar aktivitetet mbikëqyrëse.