Botë

Sulm në ndërtesën e banorëve në Zaporizhzhia, 12 të vdekur

Këshilli jugor i qytetit të Zaporizhzhias në Ukrainë e ka shpallur ditë zie të hënën pas 12 persona u vranë kur një raketë goditi një ndërtesë banimi, raportoi CNN-i të dielën.

Sekretari i Këshillit, Anatoliy Kurtiev, tha se në mesin e viktimave ka burra, gra dhe një fëmijë i vogël.

“Është pikëllim i madh për tërë Zaporizhzhian. Prandaj, e nesërmja (të hënën) është shpallur ditë zie në qytetin tonë. Së bashku le të nderojmë kujtimin e përzemërt të kujtdo”, deklaroi ai.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për trupa të tjerë, ndërsa javën e ardhshme do të ketë takim me banorët e mbijetuar.

Luftime të ashpra aktualisht po zhvillohen në zonën e Bakhmutit, ku trupat ruse kanë pushtuar pjesë të konsiderueshme të territorit. Ushtria ukrainase ka thënë se po bëjnë përpjekje për kthim të territorit të humbur.