Një lloj gripi i shpendëve që i mori jetën një vajze në Kamboxhia ka evoluar për të infektuar më tepër qelizat njerëzore, kjo një shenjë shqetësuese.
Shkencëtarët që bënë zbulimin ka thënë se gjetja “ka nevojë të trajtohet me shqetësim të madh”.
Ata shtuan se kishte disa indikacione se tashmë po përhapej mes njerëzve bazuar në mutacionin e tij të ri, raportoi DailyMail.
11-vjeçarja u bë viktima e parë e virusit H5N1 në 2023-n, javën e kaluar.
Babai i saj i cili po ashtu doli pozitiv për virusin, nuk ka zhvilluar simptoma.
Erik Karlsson, ekspert i sëmundjeve, paralajmëroi se virusi dallonte nga ai i marrë nga zogjtë.
U zbulua se vajza ishte infektuar me variantin 2.3.2.1c të H5N1, i cili është endemik për zogjtë në Kamboxhia.
Ai dallon nga varianti 2.3.4.4b që ishte përhapur shpejt në botë dhe infektoi shumë zogj.