Botë

Erdogani akuzon Gjermaninë: Po mbron terroristët

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Gjermaninë se po mbron terroristët, në një përplasje në thellim e sipër mes Ankarasë dhe Berlinit.

Duke folur në një konferencë në provincën buzë Detit të Zi, Rize, Erdogan tha se Turqia i kishte dhënë Kancelares Merkel 4.500 dosje terroristësh, por nuk kishte marrë përgjigje për asnjë prej tyre.